Last Updated on 08/09/2026 by EL
Teksa pritet të nisë seanca plenare e sezonit të ri, disa prej deputetëve mësohet se kanë shmangur rrugët kryesore për të hyrë në Parlament. Ndër ta ka qenë deputetja socialiste Iris Luarasi, të cilës qytetarët i “kanë zënë pritë” në një qendër tregtare në Tiranë ku ajo është parë duke kaluar në drejtim të Kuvendit.
“Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë! Po, ti! Po ti përfaqësoje nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”, i drejtohet aktivistja Arvina Lleshi deputetes Luarasi. Kjo e fundit shikohet duke e ironizuar ndërsa i përgjigjet: Sa turp!
Aktivistja nuk ndalet dhe vijon debatin duke i thënë se qytetarë nuk kanë turp fare. “Nuk kemi trup fare. Turp të keni ju. Ikni tani futuni atje! Hajduta” shton më tej aktivistja Arvina Lleshi.
