Last Updated on 09/09/2026 by EL
Pas një periudhe të gjatë ngërçi politik, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Në seancën konstituive, ajo mori 62 vota për, 16 ishin kundër dhe 13 abstenuan.
Seanca konstituive është kryesuar nga Avni Dehari, ndërsa në rendin e ditës vijon edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Haxhiu ishte propozuar edhe më herët për këtë pozitë, por nuk kishte arritur të siguronte votat e nevojshme për t’u zgjedhur./et
