Të paktën dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në një pikë kalimi kufitar mes Ukrainës dhe Moldavisë, në jug të Ukrainës, njoftoi sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Si pasojë e sulmit, kalimi kufitar u pezullua. Shërbimi i mbrojtjes civile raportoi një zjarr të madh, ndërsa u dëmtuan ndërtesa dhe automjete, përfshirë autobusë, kamionë dhe makina.
Ndërkohë, Kievi u godit gjithashtu nga sulme me dronë.
Autoritetet thanë se gjashtë persona ishin plagosur. Një nga dronët kishte goditur një pallat 24-katësh në kryeqytetin ukrainas.
Forcat ruse kanë sulmuar edhe më parë pikën kufitare Orlivka, një pikë kalimi me traget mbi lumin Danub mes Ukrainës dhe Rumanisë, gjithashtu në rajonin e Odesës.
Ukraina vijon të mbrohet nga pushtimi rus, i cili ka zgjatur më shumë se katër vjet e gjysmë./mxh
