Ngrirja e ushqimit zgjat jetëgjatësinë e tij, por nuk do të thotë se mund të ruhet pafundësisht. Nëse temperatura është mbajtur vazhdimisht rreth -18°C, tejkalimi i periudhës së rekomanduar nuk do të thotë automatikisht se ushqimi është i rrezikshëm, por cilësia, shija dhe struktura mund të përkeqësohen.
Mishi i grirë mund të ruhet 3-4 muaj, salsiçet 1-2 muaj, mishi i derrit 3-6 muaj, ndërsa mishi i viçit deri në 9 muaj. Një pulë ose gjel deti i plotë mund të qëndrojë në ngrirje deri në 10-12 muaj.
Për peshkun, koha varion nga 3 muaj për peshqit me yndyrë, si skumbria, në 4 muaj për peshqit e dobët, si merluci. Ushqimet e gatuara rekomandohet të ruhen 1-2 muaj.
E rëndësishme është që ushqimi të jetë i freskët kur futet në ngrirje dhe të ruhet pa ndërprerje të zinxhirit të ftohtë. Këshillohet gjithashtu të shënohet data e ngrirjes në paketim.
Për shkrirjen, mënyra më e sigurt është ta kaloni ushqimin në frigorifer. Mund të përdoret edhe mikrovala ose ujë i ftohtë, në një paketim të mbyllur. Nuk rekomandohet lënia e mishit për orë të tëra në temperaturën e ambientit.
Një ushqim i shkrirë nuk duhet të ringrihet i pagatuar. Nëse gatuhet pas shkrirjes, ushqimi mund të ngrihet përsëri./ad
