Prodhimi i filmit shqiptar i viteve të fundit, për regjisorin e njohur Mevlan Shanaj është shumë larg prodhimit të atyre të 30-40 viteve më parë.
Në një intervistë për Top Channel, Shanaj ngre shqetësimin për nivelin artistik të prodhimeve të reja kinematografike, duke kritikuar prirjen për të prodhuar vepra pa vlerë dhe pa qëndrueshmëri artistike.
Shanaj thekson rëndësinë e talentit dhe të ruajtjes së historive e traditave përmes filmit.
“Sot prodhohen filma të paazhornuar me nivelin artistik, që janë bërë dhe nuk kanë mbetur, nëse bën videoklipe…
Unë u thoja studentëve që unë ju mësoj parimin e krijimit të filmit, jo të klipeve për synetlliqe dhe dasma, se këto bëjnë shumica. Pra, krijohen gjëra pa vlerë, të parezistueshme. Këta filma që kanë 30-40 vite rezistojnë dhe publiku i shikon?
Sepse në film publiku shikon historinë, i vjen si një legjendë, si një përrallë… si ka qenë tradita, kush kanë qenë paraardhësit, si ishte lufta, si ishte dasma, këto të gjitha tregohen përmes filmit… Por që të bësh një film duhet të kesh talentin, talenti nuk zhvillohet me mediokritet. Në këto vite mendoj se të rinjtë nuk e kanë terrenin për të vlera artistike, por këto janë mbushje”, shprehet ai./ad
