Aktorja pozoi me këmishën e zbërthyer dhe barkun e ekspozuar, ndërsa komentuesit u ndanë mes atyre që e quajtën paraqitjen moderne dhe atyre që menduan se ishte në kufirin e shijes së mirë
Një nga yjet më të mëdha të Hollywoodit këtë vit është shumë pranë lindjes. Anne Hathaway, pas disa premierave dhe filmave të suksesshëm që shënuan vitin 2026, së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë. Deri atëherë, ajo vazhdon të shfaqet në ngjarje gala dhe mbrëmje të rëndësishme.
Në hapjen e një butiku të ri të markës Moncler në New York morën pjesë shumë emra të njohur, mes tyre Julia Roberts dhe Cher. Megjithatë, vëmendjen më të madhe duket se e tërhoqi Anne Hathaway, 43 vjeçe, e cila këtë vit është shfaqur në disa prej projekteve më të mëdha filmike.
Ajo mbërriti në event së bashku me bashkëshortin Adam Shulman, e buzëqeshur dhe në humor të mirë.
foto: getty
Këtë herë Hathaway nuk kishte zgjedhur një fustan glamuroz, siç jemi mësuar ta shohim gjatë muajve të fundit. Në vend të tij, aktorja u shfaq e veshur pothuajse tërësisht me xhins.
Ndërsa shumë gra gjatë shtatzënisë zgjedhin kominoshe ose veshje më klasike, aktorja kishte veshur xhinse të gjera dhe një këmishë xhins, të cilën mund ta mbante edhe si xhaketë. Kombinimin e plotësoi me sandale të zeza prej lëkure, duke i dhënë pamjes së lirshme një dozë elegance.
Teksa pozonte e buzëqeshur për fotografët dhe u dërgonte puthje fansave të mbledhur para dyqanit në Fifth Avenue, këmisha e zbërthyer i linte të dukej barku tashmë i dukshëm i shtatzënisë.
Pikërisht ky detaj shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.
foto: profimedia
Disa komentues e vlerësuan paraqitjen si të guximshme dhe moderne, ndërsa të tjerë menduan se disa elemente të veshjes ishin “në kufijtë e shijes së mirë”, madje, sipas tyre, ndoshta edhe përtej tij.
Megjithatë, Hathaway edhe një herë tregoi se nuk ka frikë të eksperimentojë me modën gjatë shtatzënisë dhe të zgjedhë kombinime që largohen nga pritshmëritë tradicionale. /et


