NATO nuk do të frikësohet nga Rusia, deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, pasi aleanca ushtarake perëndimore rrëzoi një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Lituanisë.
Duke folur në Gjenevë gjatë një vizite në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Wadephul tha se “po dëshmojmë edhe një herë armiqësi nga pala ruse ndaj vendeve aleate të NATO-s”.
“Edhe një herë kjo tregon se çfarë po përpiqet të bëjë Rusia, të na përçajë dhe të krijojë pasiguri tek ne. Nuk duhet ta lejojmë të ketë, në asnjërën prej këtyre përpjekjeve”, shtoi ai.
Sipas ministrit gjerman, NATO ka treguar se është në gjendje të përballojë dhe të zmbrapsë sulme të tilla.
“Ne nuk do të frikësohemi”, theksoi Wadephul.
Deklarata e tij erdhi pasi një avion luftarak italian, rrëzoi një dron mbi territorin ajror të Lituanisë dje në mbrëmje.
Nuk është raportuar për persona të plagosur apo dëme materiale, ndërsa mbetjet e dronit po hetohen nga autoritetet.
Sipas Komandës Ajrore të Aleatëve të NATO-s, operacioni ajror u koordinua nga Qendra e Përbashkët e Operacioneve Ajrore në Uedem të Gjermanisë, e cila koordinon dhe drejton operacionet ajrore të NATO-s në rajon./mxh
