Reperi i njohur Kanye West po përballet me një padi gjyqësore prej 23 milionë dollarësh nga një ish-punonjës.
Një ish-roje sigurie, pretendon se është pushuar nga puna nga West pas një diskriminimi lidhur me modelin e flokëve me dredha.
Benjamin Provo ka ngritur padinë për largim të paligjshëm nga puna kundër reperit, kompanisë së tij Yeezy LLC dhe shkollës Donda Academy, duke kërkuar dëmshpërblim financiar.
Kanye West i mohon të gjitha akuzat e Provo-s, ndërsa gjyqi për këtë çështje është caktuar të nisë më 12 tetor./mxh
