Last Updated on 17/09/2026 by EL
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se së shpejti do të marrë një vendim të rëndësishëm për mënyrën se si do të vijojë lufta me Iranin. Deklarata u bë në një intervistë për Axios të enjten.
“Kam një vendim të madh përpara. A dua të hyj dhe t’i asgjësoj ata [regjimin iranian], apo nuk dua? Është një vendim i madh. Me mua mund të ndodhë gjithçka”, tha Trump.
Deklaratat vijnë përpara një takimi të planifikuar të martën në Nju Jork me liderët e gjashtë vendeve të Gjirit: Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Bahreinit, Kuvajtit dhe Omanit.
Trump tha se dëshiron të dëgjojë qëndrimin e aleatëve rajonalë përpara se të vendosë hapat e ardhshëm në konflikt.
“Dua të zbuloj se ku janë ata dhe si po ia kalojnë. Ne kemi qenë shumë mbrojtës ndaj tyre”, u shpreh presidenti amerikan.
Sipas Axios, takimi mund të ndikojë në vendimin e Uashingtonit nëse do të vijojë me përpjekje diplomatike apo do të rikthejë sulmet në shkallë të gjerë ndaj Iranit. Trump nuk ka përcaktuar nëse vendimi do të merret para apo pas zgjedhjeve afatmesme amerikane./et
