Një tjetër emër i njohur i artit shqiptar mund të jetë në listën e personazheve që do të shohim në “Big Brother VIP 6”. Bëhet fjalë për kantautorin dhe kompozitorin Algert Sala, i cili ka lënë të hapur mundësinë për një aventurë televizive brenda shtëpisë së famshme.
I ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio, Sala ka folur për karrierën e tij, projektet muzikore dhe mënyrën se si perceptohet nga publiku. Artisti është i njohur për krijimet e tij muzikore, jo vetëm si këngëtar, por edhe si autor tekstesh dhe kompozitor për artistë të tjerë.
Gjatë bisedës, ai u përball edhe me pyetjen nëse do ta pranonte një ftesë për t’iu bashkuar kastit të “Big Brother VIP 6”. Përgjigjja e tij nuk ishte një “jo”, përkundrazi, Algerti duket se është i hapur ndaj kësaj eksperience.
“Po, pse jo? Zakonisht njerëzit më njohin shumë serioz dhe më të rafinuar në atë që unë bëj, por nuk jam dhe aq”, u shpreh ai.
Kjo deklaratë ka mjaftuar për të ngritur pikëpyetje nëse artisti mund të jetë një prej emrave që do të shohim në sezonin e ardhshëm të reality show-t. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e tij.
Nëse do të hynte në shtëpi, Sala do të kishte mundësinë t’i tregonte publikut një version tjetër të vetes, larg imazhit të rezervuar dhe serioz që ka krijuar ndër vite përmes muzikës.
Dhe kur u pyet se si do të sillej në një situatë të tillë, nëse do të ishte nga ata banorë që përfshihen shpejt në debate apo preferon të qëndrojë i qetë, artisti dha një përgjigje që lë të kuptohet se nuk e sheh veten si personazh konfliktual.
“Jo. Ka mënyra të tjera, ha kokoshka dhe dëgjoj pse jo…”, tha ai.
Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të mbetet thjesht një përgjigje hipotetike në një intervistë apo Algert Sala do ta shohë vërtet veten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 6”./mxh
