Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale për ndarjen e re territoriale. Mziu shprehet se 46 bashki të propozuar nga PS do të thonë centralizim dhe shpopullim, ndërsa 100 bashki të propozuara nga PD janë decentralizim dhe zhvillim.
Në postimin e tij, Mziu ka folur dhe për Reformën Territoriale ku shprehet se reforma që premtoi kursime, eficiencë dhe shërbime më pranë qytetarëve, përfundoi me administratë të fryrë, pushtet të centralizuar dhe fshatra të braktisur.
Më tej ai ka listuar dhe 5 arsyet kryesore të dështimit të Reformës Territoriale, ndërsa thekson se Shqipëria nuk ka nevojë për bashki që u shërbejnë partive, por për bashki që u shërbejnë qytetarëve.
POSTIMI I PLOTË:
46 Bashki të PS, centralizim dhe shpopullim
100 Bashki të PD, decentralizim dhe zhvillim
11 Vjet reformë territoriale – shifrat flasin!
Reforma që premtoi kursime, eficiencë dhe shërbime më pranë qytetarëve, përfundoi me administratë të fryrë, pushtet të centralizuar dhe fshatra të braktisur nga SHPOPULLIMI.
Ja 5 arsyet kryesore të dështimit:
1. Buxheti u trefishua, por shërbimet nuk u përmirësuan përkundrazi janë në regres!
Mbi 52% e buxhetit shkon për paga dhe administratë, ndërsa investimet dhe shërbimet për qytetarët shkuan në regres!
2. Administrata vendore u fry, në vend që të kursehej!
Nga rreth 17 mijë punonjës para reformës, në mbi 40 mijë sot. Premtimi për kursime u zëvendësua nga një administratë shumë më e madhe dhe me kosto të larta (patronazhista).
3. Investimet për banor ranë me rreth 35%!
Nga mesatarisht 14 mijë lekë për frymë. në vitet 2016–2018, në më pak se 9 mijë lekë sot. Më pak investime lokale do të thotë më pak zhvillim, infrastrukturë dhe mundësi për qytetarët.
4. Fshatrat po boshatisen, popullsia po largohet!
Në qarqe si Kukës, Dibër, Shkoder, Korçë, etj kemi me qindra fshatra të braktisur. Bujqësia dhe blegtoria janë në pikën më të ulët historike pa mbështetjen e nevojshme, ndërsa mungesa e shërbimeve nxit eksodin.
5. Centralizim i pushtetit, varësi financiare dhe largim i shërbimeve!
Bashkitë e mëdha në territor, por të dobëta në autonomi e burime, nuk garantojnë vetvetiu shërbime pranë qytetarit. Arsimi, shëndetësia dhe shërbimet rurale kanë nevojë për financim, përgjegjësi dhe prani reale në çdo komunitet.
PD, propozon një model të ri:
100 Bashki, Pushtet më afër qytetarit!
Decentralizim real dhe autonomi vendore.
Pavarësi financiare dhe rritje të të ardhurave të bashkive.
Shërbime publike pranë qytetarëve, jo larg tyre.
Zhvillim policentrik, me investime në çdo qytet dhe fshat.
Ringritje të arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe blegtorisë.
Mbështetje për fermerët, ndalim të eksodit dhe krijim kushtesh për rikthimin e diasporës.
Administratë efikase, më pak burokraci dhe më shumë shërbim.
Fryma evropiane dhe parimi i subsidiaritetit kërkojnë pushtet vendor me kompetenca reale, autonomi, përgjegjësi dhe financa të mjaftueshme.
Nuk ka zhvillim pa decentralizim!
Nuk ka autonomi pa financa!
Nuk ka Shqipëri të zhvilluar me fshatra të braktisur!
46 BASHKI– PUSHTET I PËRQENDRUAR!
100 BASHKI – VIZION PËR ZHVILLIM VENDOR!
Shqipëria nuk ka nevojë për bashki që u shërbejnë partive, por për bashki që u shërbejnë qytetarëve.
JO BASHKI PËR PARTINË!
BASHKI PËR QYTETARIN!
JO SHPOPULLIM! ZHVILLIM DHE RIKTHIM!/mxh
