Drejtues dhe ekspertë të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa do të marrin pjesë në takimin e 42-të i kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA) që do të zhvillohet nga data 19-23 shtator në Tiranë.
Në takim marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare si drejtues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë dhe nga SHBA-ja pritet të marrë pjesë Spencer Horn, zëvendësndihmës drejtori i FBI-së dhe me atasheun i FBI-së, Brenda Collins.
Sipas agjendës së takimit te siguruar nga Euronews Albania, në program janë përfshirë tema që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe luftën kundër krimit: krimi i organizuar, terrorizmi, ekstremizmi online, grupi “764”, dronët, krimi kibernetik, paratë e krimit, sekuestrimi i pasurive, narkotikët dhe ekstradimet./mxh
