Last Updated on 20/09/2026 by EL
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar një ditë më parë në disa media online, pas një videoje të postuar nga deputeti Saimir Korreshi, ku pretendohej se në ambientet e Bibliotekës po glorifikohej diktatori Enver Hoxha përmes poezive.
Në një sqarim publik, LSHA thekson se videoja është nxjerrë jashtë kontekstit, duke shpjeguar se bëhej fjalë për një aktivitet letrar-artistik të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, ku ishin të pranishme edhe familje të persekutuara gjatë regjimit komunist.
Sipas sqarimit, aktiviteti mblodhi intelektualë dhe tenorë, ndërsa në fokus ishte historia e familjes Ngucaj, e persekutuar dhe e internuar gjatë diktaturës.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë ka organizuar një aktivitet letrar-artistik i cili mblodhi bashkë intelektual dhe tenorë. Familja Ngucaj janë familje e persekutuar dhe të internuar. Të vuajtur dhe të detyruar të largohen jashtë vendit ata shprehen se plagët e regjimit i ndjejnë edhe sot. Vajza e tij Flora shprehet me ironi të thellë sesi komunizmi jo vetëm i vrau gjyshin, i persekutoi si familje por i përdhosi ndjenjat deri sa u detyrua të recitojë një poezi për Enverin se në të kundërt i burgosej babai. Frika, tmerri dhe trauma e regjimit reflektohet edhe në poezinë e tij. Lutem portaleve dhe medias përtej dëshirës për klikime dhe vlera sipërfaqësore t’i kthejnë sytë në elementin thelbësor të medias: Vërtetësi e lajmit. /et
