Last Updated on 21/09/2026 by Monika
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka publikuar dokumente që, sipas tij, janë marrë nga Arkiva e Shtetit dhe që lidhen me numrin e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Murrizi ngre pikëpyetje mbi shifrën e 28 mijë dëshmorëve, e cila, sipas tij, vijon të mësohet edhe sot në tekstet shkollore.
Murrizi pretendon se përpara se të fliste në Parlament për këtë çështje, ka kaluar më shumë se 10 ditë duke shqyrtuar dokumente në Arkivën e Shtetit.
Ish-deputeti u bën thirrje historianëve dhe personave që kundërshtojnë qëndrimin e tij që të publikojnë dokumente të tjera arkivore nëse shifrat që ai citon nuk qëndrojnë.
Murrizi pretendon se dokumentet e publikuara tregojnë një numër shumë më të ulët të dëshmorëve krahasuar me shifrën e 28 mijë personave.
Në reagimin e tij, Murrizi kritikon edhe qeverisjet e para demokratike pas vitit 1990, duke argumentuar se verifikimi dhe publikimi i shifrave të dëshmorëve duhej të ishte bërë gjatë periudhave 1992–1996 ose 2005–2013.
Sipas tij, mungesa e një transparence të tillë ka bërë që shifra e 28 mijë dëshmorëve të vijojë të përcillet edhe te brezat e rinj përmes teksteve shkollore.
“Këto janë dokumentet nga Arkiva e Shtetit për dëshmorët meqë na hapët barkun ju komunistë të qelbur e mashtrues ordinerë me një dëshmor për kilometër, një dëshmor për metër e një dëshmor për dynym apo një dëshmor për hektar.
Plehrat historianë që i kanë shërbyer prej 45 vitesh historisë së mashtrimit të PPSH-së dhe qelbësirave të komunizmit dhe prej 36 vitesh vazhdojnë akoma si palaço të ndyrë të mbrojnë mashtrimet e tyre le të publikojnë një dokument tjetër nga këto të Arkivës së Shtetit shqiptar dhe t’i kundërshtojnë këto FAKTE.
Para se të flisja në Parlament për këtë mashtrim ordiner kam parë mbi 10 ditë rresht në Arkivën e Shtetit këto dokumente dhe shumë dokumente të tjera.
Prandaj ju debilë e injorantë fb të kalbur në tru e të tredhur në dije nga propaganda e qelbësira-historianëve që pothuajse të gjithë kanë qenë ish-spiunë sigurimi mos hani M… me garuzhde si patriotë e nacionalistë leshi.
Plasni sytë dhe shikoni se edhe vetë fundërrinat e atij regjimi e kanë ditur mirë se sa dëshmorë kanë qenë.
Një ‘ushtri’ me 20000 partizanë nuk mund të ketë 28000 dëshmorë mor plehra që na mendoni të gjithëve si soji juaj i qelbur.
Këto shifra duhet t’i kishte bërë publike qeverisja e parë demokratike në vitet 1992-1996 ose ajo e viteve 2005-2013, por komunistët e dhjerë të shpërndarë si copa qelbi në çdo parti përfshirë edhe PD-në, nuk guxuan t’i tregojnë brezit të pas viteve 1990 një të vërtetë historike.
Edhe sot në tekstet e pjerdhura shkollore fëmijët mësojnë se Shqipëria ka pasur 28000 dëshmorë.
Ky është një turp kombëtar dhe një tredhje e të gjitha qelbësirave ish-komuniste e kokrra spiunësh që në 36 vite kanë qeverisur Shqipërinë dhe shqiptarët me mashtrime si ordinerë të pështirë”, thekson Murrizi./mxh
