Last Updated on 22/09/2026 by EL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është duke mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Teksa në fjalën e tij ai ka theksuar se ndryshe nga liderët e tijerë që vetëm kanë folur për paqen, ai ka vepruar për ta arritur atë.
“Ndërsa të tjerët kanë folur, unë kam vepruar. Ndërsa të tjerët kanë folur për paqe, unë kam bërë paqe”, deklaroi Trump
Më tej presidenti i SHBA u shpreh se nuk ka interest të lejojë që rreziqet globale të përshkallëzohen, duke argumentaur se administrate e tij është përballur me kërcënime, por ai ka përdorur forcën amerikane për të rritur fuqinë e vendit. “Nuk ka shembull më të mirë të një rreziku që u lejua të mblidhte forcë në rrezik botëror sesa sponsori numër një i terrorizmit, Republika Islamike e Iranit”, tha ai.
Po ashtu ai ka dhënë edhe një lajm të rëndësishëm gjatë fjalës së tij, ku u shpreh se ka një “vendim të madh” për të marrë në lidhje me Iranin, duke lënë kështu të nënkuptohet se një marrëveshje mund të arrihet pas zgjedhjeve të mesmandatit. “Kam një vendim të madh për të marrë.”, u shpreh Trump.
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump falënderoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së “për votimin me shumicë dërrmuese për të miratuar një rezolutë që dënon sulmet e neveritshme terroriste të Iranit ndaj anijeve tregtare”.
Më tej/et ai parashtori dy mundësi për të ardhmen e Iranit: “A do të arrihet një marrëveshje me Iranin që do t’i lejojë ata të rindërtojnë dhe të krijojnë një vend shumë më të madh se sa ka qenë ndonjëherë më parë, ndoshta një nga më të mëdhenjtë në Lindjen e Mesme apo edhe në botë? Apo ta shkatërroj Republikën Islamike dhe ta bëj këtë shpejt, duke mos u dhënë më kurrë atyre një shans për të vrarë dhe shkatërruar njerëz dhe vende? A t’i çoj në ferr pa asnjë shans mbijetese dhe pa shpresë për madhështi apo breza të ardhshëm?”
