Last Updated on 22/09/2026 by EL
Zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit në Fier, ku raportohet se është djegur një sipërfaqe me bimësi. Ndërsa raportohet se flakët, të favorizuara nga era e fortë, po përhapën me shpejtësi duke rrezikuar kështu dhe Parkun Arkeologjik të Apolonisë.
Siç mund të shikoni dhe në pamjet e publikuara nga Fieriweb, një shtëllungë e madhe tymi shikohet të ketë zaptuar zonën, i cili po përhapet dhe përreth.
Ndërsa deri më tani akoma nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve vendase, por pritet që në vendngjarje të mbërrijnë shërbimet zjarrfikëse që të normalizojnë situatën. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.
