Më 4 tetor rikthehet “Portokalli” dhe videoja promo e sezonit të ri na bëri jo pak kuriozë me disa detaje që duket se fshehin më shumë sesa një batutë.
Agron Llakaj shfaqet si komandant i një “ushtrie” aktorësh që ka marrë përsipër të pushtojë botën, ku duket se Grenlanda është në listën e dëshirave, ndërsa në mes të misionit vjen edhe një telefonatë nga Donald Trump.
Ajo që na tërhoqi vëmendjen është shprehja “Let’s make Portokalli great again!”. Një batutë e lidhur me Trump-in apo një kunj për vetë “Portokallinë” e viteve që lamë pas?
Pyetja bëhet edhe më interesante këtë sezon, kur programi rikthen Agron Llakajn në qendër, ndërsa Salsano Rrapi, prej vitesh një nga figurat kryesore të spektaklit, nuk do të jetë më në drejtimin e tij.
A është “great again” thjesht pjesë e lojës së promos apo një mënyrë për të nënvizuar rikthimin te “Portokallia” e dikurshme?
Një tjetër detaj nuk kalon pa u vënë re: Kiara Tito mungon në promo. Edhe pse është prezantuar si pjesë e sezonit të ri krah Agron Llakajt, moderatorja nuk shfaqet në videon e sapopublikuar./mxh
