Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me skandalin e SHISH dhe masën e arrestit ndaj Vlora Hysenit.
Në një dalje televizive, Kikia ngriti disa pikëpyetje se për ccfarë janë përdorur informacionet shtetërore dhe nëse kanë ndikuar në luftën ndaj kriminalitetin.
Ndër të tjera gazetari u shpreh se njerëzit e shërbimeve sekrete përfshihen në spiunazh për tre arsye.
“Për çfarë janë përdorur këto informacione? Për çfarë i merrte ky njeriu, thjesht për kuriozitet? A është përdorur informacioni për të ndikuar luftën ndaj kriminalitetit? Përderisa bëhet fjalë për informacione që lidhet me kriminalitetit, çfarë ka? Operacione, plane, arrestohet ky, përgjohet ai, kush mund të goditet.
Nëse ky informacion i është vënë grupeve kriminale, dhe përderisa kemi të arrestuar një sipërmarrës, ku janë zhdukur kamerat e sigurisë, e gjithë panorama tregon që nuk është thjesht një histori rozë, një grua ka rënë në dashuri me një burrë, i plotëson egon këtij për t’i dhënë ca dosje që ky do t’i lexojë për qejf.
Njerëzit e shërbimeve sekrete kanë tre arsye kur përfshihen në spiunazh: E bëjnë për para, përgjithësisht, e bëjnë se shantazhohen. Në Luftën e Ftohtë shantazhi ka qenë një armë, seksi ishte arma më e madhe, e joshnin përmes një femre dhe shantazhonin që të jepte dokumente, të ofronte informacion. Ose spiunon për pasion. Pra ka një arsye pse e bën”, tha Kikia. /mxh
