Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj situatës politike dhe institucionale në vend, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka dështuar në përballjen me krimin e organizuar.
Salianji shprehet se institucionet më të rëndësishme shtetërore janë ndikuar nga grupet kriminale dhe se nuk i shërbejnë më, sipas tij, interesit të shtetit dhe qytetarëve.
“Shteti i Ramës i ka ulur pantallonat përballë krimit të organizuar! Qytetarët duhet të vershojnë në sheshe për të çliruar institucionet nga llumi!
Institucionet më të rëndësishme shtetërore janë faktuar që janë ose emërime të bandave, ose nën influencën e bandave dhe nuk i shërbejnë më shtetit e qytetarëve!
Ky nuk është më një shtet që lufton krimin, por një shtet që është në dorën e gysrave! Krimi i organizuar ka depërtuar në institucionet që duhet ta luftonin atë, ndërsa pushteti i Ramës i ka kthyer institucionet në mburojë të interesave të tij. Përballë kësaj kapjeje të shtetit e vetmja rrugë e mbetur janë qytetarët në shesh, në rrugë dhe në institucione për të shkulur me rrënjë llumin që ka mbuluar gjithë ngrehinën kriminale të Ramës!
Të mos presim më që shteti i kapur të çlirojë vetveten. Shtetin duhet ta çlirojnë qytetarët!
Ky vend nuk është pronë e Ramës, as e bandave dhe as e pushtetit të tyre.
Është koha për t’ua marrë Shqipërinë nga duart atyre që e kanë kthyer shtetin në instrument të krimit dhe pushtetin në mburojë të tyre!”/ad
