Last Updated on 24/09/2026 by Monika
Gazetari Lutfi Dervishi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me arrestin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit.
Në një dalje televizive, Dervishi u shpreh se ky është dëmi më i madh që i ka ndodhur një shteti që synon të bëjë në 2027 samitin e NATO-s në kryeqytet.
Më tej gazetari u shpreh se për këtë duhen hetime në qelizë dhe dënime serioze. Ndër të tjera shtoi se në vijim do të ketë dhe skandale të tjera.
“Ti shpreson që në 2027-ën të bësh Samitin e NATO-s në Tiranë. A ka dëm më të madh se sa kjo që ka ndodhur?! Çështja është te pesha e fjalëve.
Në një vend normal, ku në krye të institucioneve janë njerëz me dy pare mend në kokë, mund të kishin bërë dorëheqjen dhe i kursenin vendit, familjes, vetes, gjithë këtë spektakël. Dëmi më i madh tani që mund të bëhet është një hetim i cekët.
Duhet një hetim qelize dhe dënime shembullore. Dëmi është se nuk mësojmë nga dëmet. S’është ky skandali i parë, do ketë prapë të tjera. Si reagon ndaj kësaj? Reagon edhe sot në formë spektakli. S’është thjesht spektakël, ngjyra rozë, për të ushqyer edhe median me qasje bulevardeske”, tha Dervishi./mxh
