Last Updated on 27/09/2026 by Anisa
Kapet një sasi e madhe droge në Kakavijë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Tentativa e trafikimit të drogës ka rezultuar e dështuar nga Shqipëria në Greqi. Një furgon është ndaluar në vijën e dytë kufitare nga policët kufitarë shqiptarë në Kakavijë.
Shoferi dhe një pasagjer janë shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës, ndërsa po hetohen rrethanat e këtij trafiku dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në të. Sasia e drogës ka qenë kanabis me peshë afro 90 kg. Po vijojnë veprimet proceduriale të mëtejshme./ad
