Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 3 në Cërrik.
Sipas burimeve policore, shtetasi O. M., 21-vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17-vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Mxh
