Last Updated on 28/09/2026 by Klara
Të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar para Gjykatës së Korçës.
Në seancën e radhës të gjykimit paraprak e cila zgjati më shumë se dy orë, Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes nga të akuzuarit e tjerë dhe gjykim të shkurtuar.
Të njëjtën kërkesë për gjykatën kishin edhe 4 të akuzuarit e tjerë. Gjykata nuk arriti të dilte me vendim për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe shtyu seancën për në tetor, ku pritet të vendoset nëse procesi për të akuzuarit e vrasjes së Egli Progës, do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm apo gjykim të shkurtuar./k.m
