Ftesës së kryeministrit Edi Rama, studentët i janë përgjigjur sërish me jo. Ata shprehet se janë të vendosur në kauzën e tyre dhe se kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Studentët teksa kanë mbërritur para Kryeministrisë ka hequr edhe mesazhet e kryeministrit për dialog.
Kujtojmë se ditën e sotme ndryshe nga karriget, kryeministri Edi Rama ndryshoi mënyrën se si u drejtohet protestuesve.
Një ditë pasi të rinjtë thyen dhe hodhën drejt derës së Kryeministrisë karriget e vendosura si simbol i ftesës për dialog, kreu i qeverisë ka rikthyer thirrjen për diskutim, këtë herë duke përdorur simbolikën e “gurëve”./k.m
