Aktorja e njohur turke Nilperi Şahinkaya, një prej emrave të kërkuar të serialeve, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me një ndryshim të ri në pamje.
38-vjeçarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku në Instagram ndiqet nga rreth 1.2 milionë persona.
Ajo ka surprizuar ndjekësit me një fotografi të re, duke zbuluar se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve. Şahinkaya ka zgjedhur një nuancë bakri, duke i dhënë një tjetër pamje stilit të saj.

Ndryshimi i imazhit duket se është pritur mjaft mirë nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar pozitivisht paraqitjen e saj të re.
Aktorja është e njohur për publikun shqiptar, pasi ka qenë pjesë e shumë serialeve dhe aktualisht luan rolin e Ozlem në serialin, “Rënia e mbretit”.
