Last Updated on 03/10/2026 by Monika
Rey Manaj ishte autori i golit të vetëm për Shqipërinë në humbjen 2-1 ndaj Finlandës në transfertë. Sulmuesi kuqezi zhbllokoi sfidën që në minutat e para, por kartoni i kuq ndryshoi tërësisht rrjedhën e lojës.
Në prononcimin e tij pas ndeshjes, ai vlerësoi maksimalisht karakterin dhe paraqitjen e skuadrës në fushë.
Sulmuesi shprehu besim të plotë se Shqipëria do t’i rikthehet fitoreve dhe do ta mbyllë grupin në vendin e parë.
“Nëse luajmë kështu kemi shumë shanse për të mbajtur vendin e parë në grup. Besoj se i gjithë ekipi bëri mirë. Ishim me 10 lojtarë. Me Finlandën e kemi në Tiranë dhe besoj se në fund do të dalim në vendin e parë”, deklaroi Manaj për Tv Klan./mxh
