Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në rajonin e Katalonjës në Spanjë.
Lideri katalanas Salvador Illa konfirmoi vdekjen e një burri pasi një mur u shemb në Tordera, një qytet në veri të Barcelonës, në një postim në mediat sociale.
Një person tjetër humbi jetën në komunën e Montornes del Vallès, njoftuan sot zjarrfikësit, ndërsa shërbimet e emergjencës po kërkojnë një person të zhdukur në Pineda de Mar, një qytet në veri të Barcelonës.
