Last Updated on 04/10/2026 by Anisa
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Drilon, pranë një kantieri ndërtimi të dielën.
Sipas të dhënave paraprake, një kamion që po devijonte drejt kantierit i ka prerë rrugën një të moshuari që po lëvizte me biçikletë, duke e përplasur dhe më pas e tërhequr zvarrë për disa metra.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ad
