Aktori i njohur turk Kubilay Aka ka konfirmuar se lidhja e tij me aktoren Hafsanur Sancaktutan ka marrë fund. Lajmin e bëri të ditur vetë aktori gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e mbylljes së Festivalit të Filmit “Adana Altın Koza”.
Aka, i cili ishte pjesë e jurisë së konkursit të filmave të shkurtër, foli për ndarjen e tyre para nisjes së ceremonisë. Dy aktorët kishin luajtur së bashku në serialin “Mercan Köşk”.
“Me Hafsan kemi pasur një lidhje prej më shumë se dy vitesh. Ka pasur momente kur të dy jemi lodhur dhe jemi konsumuar nga kjo marrëdhënie. Edhe ju keni qenë dëshmitarë të shumë prej këtyre momenteve”, u shpreh aktori.
Ai theksoi se, pavarësisht përfundimit të lidhjes romantike, respekti dhe dashuria mes tyre do të vazhdojnë.
“Prandaj, nga tani e tutje do të vazhdojmë si kolegë. E dua shumë dhe e respektoj shumë. Dhe gjithmonë kështu do të jetë”, deklaroi Kubilay Aka.
Ndarja e çiftit ka tërhequr vëmendjen e mediave turke, pasi lidhja e tyre kishte zgjatur më shumë se dy vite dhe të dy aktorët ishin shpesh në qendër të vëmendjes së publikut./mxh
