Duket se një nga bashkëpunimet më të pritura muzikore është shumë afër. Tayna dhe reperi me famë ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Gashi, kanë ngritur dyshimet për një projekt të përbashkët përmes tyre.
Përmes një shkëmbimi komentesh në rrjetet sociale, është zbuluar një bashkëpunim i mundshëm mes saj dhe reperit me famë ndërkombëtare, Gashi. Në një postim ku Tayna e ka uruar artistin për ditëlindje me fjalët “Happy birthdayyyy ❤️”, përgjigjja e Gashit nuk ka kaluar pa u vënë re.
“Mendoj se është koha t’jua publikojmë këngën, faleminderit boo,” i është përgjigjur ai, duke lënë të kuptohet se dyshja tashmë ka regjistruar një projekt të përbashkët që po pret vetëm momentin e duhur për t’u lansuar.
Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë detaje të mëtejshme apo një datë të saktë publikimi, ky lajm ka ngjallur menjëhetë kureshtjen e ndjekësve, të cilët presin me padurim të dëgjojnë se çfarë kanë përgatitur të dy artistët./mxh
