Last Updated on 08/10/2026 by Anisa
Një shtetas ukrainas i shpallur në kërkim nga autoritetet e Ukrainës është arrestuar në Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe amerikane.
Bëhet fjalë për Anatolii Streletskyi, i cili kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.
Sipas informacionit të publikuar nga pala amerikane, të dhënat për të dyshuarin u shkëmbyen me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Informacioni i përcillet autoriteteve shqiptare, të cilat bënë të mundur arrestimin e tij në aeroport.
Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur bashkëpunimin me homologët ukrainas për procedurat që lidhen me ekstradimin e Streletskyi-t drejt Ukrainës.
Operacioni vë në pah bashkëpunimin ndërkombëtar në shkëmbimin e informacionit për personat e kërkuar dhe goditjen e veprimtarisë kriminale ndërkufitare.
