Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me presidenten e re të vendit, Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në këtë post.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucional mes dy institucioneve më të larta të vendit.
Pas takimit, kryeministri Kurti u shpreh se institucionet e Kosovës i presin një sërë angazhimesh dhe detyrash.
“Na presin shumë punë për të bërë”, mësohet të jetë shprehur Kurti pas takimit me presidenten e re.
