Komiteti Disiplinor i Dhomës së Avokatisë ka vendosur pezullimin për dy vite të licencës së avokatit Lefter Xhengo, mbrojtësit të Leli Kajës, pasi ky i fundit theu bojkotin e avokatëve dhe mori pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë në GJKKO.
Ndërkohë, mbledhja vijon për shqyrtimin e rastit të avokatit tjetër, i cili një ditë më parë theu bojkotin gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Gerta Gjocit.
Bojkoti i avokatëve është ndërmarrë në shenjë proteste ndaj rregullores së GJKKO-së, të cilën ata e kundërshtojnë me argumentin se cenon ushtrimin e profesionit të tyre./ad
