Last Updated on 20/11/2026 by Monika
Sulmuesi Nico Paz pritet të largohet nga skuadra e Como në fund të këtij sezoni për t’u rikthyer te Real Madrid.
Sipas gazetarit spanjoll Melchor Ruiz në “Deportes COPE”, drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur të aktivizojnë klauzolën e riblerjes prej 80 milionë eurosh për lojtarin e dalë nga akademia e tyre.
Real Madrid ka zgjidhur dyshimet e fundit mbi afatet kohore të këtij rikthimi, i cili lidhet me rritjen e vazhdueshme të rendimentit të futbollistit. Ky transferim do të mbyllë një operacion kompleks financiar mes dy klubeve, i cili nisi në vitin 2024 me pagesën e parë prej 6 milionë eurosh nga ana e Como.
Marrëveshja vijoi gjatë verës së kaluar, kur klubi italian bleu 50% të mbetur të kartonit për shifrën e 60 milionë eurove. Ky pakt e kishte fiksuar në 120 milionë euro vlerësimin e përgjithshëm të kartonit të lojtarit.
Gjatë këtij sezoni, Nico Paz ka regjistruar 6 gola dhe 8 asiste në ndeshjet e zhvilluara mes Serie A dhe Champions League. Lojtari do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Fabregas deri në muajin qershor, përpara se të bashkohet sërish me Real Madrid./mxh
