Avokati i Angelina Jolie ka akuzuar Brad Pitt se po përpiqet të kontrollojë ish-bashkëshorten e tij dhe mënyrën se si paraqitet beteja e tyre ligjore.
Sipas Daily Mail, një gjyqtar ka rrëzuar kërkesën e Pitt për dorëzimin e dokumenteve financiare të Jolie për vitet 2017–2019, por çështja mund të rihapet në varësi të dëshmisë së aktores.
Ekipi ligjor i Pitt pretendon se Jolie kishte pranuar të dorëzonte dokumente për periudhën 2017–2021, por kishte paraqitur vetëm ato të viteve 2020 dhe 2021.
Në reagimin e tij, avokati i aktores tha se këto kërkesa janë pjesë e përpjekjeve për ta kontrolluar atë, duke shtuar se Jolie dëshiron të shkëputet financiarisht dhe personalisht nga ish-bashkëshorti.
Ai pretendoi gjithashtu se Pitt kishte tentuar ta shtynte aktoren drejt një marrëveshjeje konfidencialiteti, që sipas tij do të përfshinte pretendimet për abuzim ndaj Jolie dhe fëmijëve të saj.
Përfaqësuesit e Brad Pitt nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre akuzave./mxh
