Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku humbën jetën Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci.
Për ngjarjen dyshohet Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes, i cili pas krimit është vetëdorëzuar në polici.
Sipas informacioneve të publikuara, Ramushi ushtron aktivitetin e tij në fushën e biznesit në zonën e Gjilanit. Ai raportohet se është pronar i një kompanie, si dhe i një lagjeje banimi në Makresh.
Nga të dhënat paraprake të bëra publike nga Policia, Egzon Bogujevci u gjet i vrarë brenda një automjeti. Ndërkohë, dyshohet se me të njëjtën armë është qëlluar edhe motra e tij, Nafije Bogujevci, e cila u dërgua në Emergjencën e Gjilanit pa shenja jete.
Vrasja e dyfishtë ka shkaktuar tronditje në zonë. Policia dhe autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin e mundshëm të krimit./mxh
