Momenti i aksidentit të rëndë rrugor në Manisa të Turqisë, ku humbën jetën 11 persona dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur, është regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Aksidenti ndodhi pranë lagjes Akhisar, ku një autobus turistik u përplas me një kamion. Kamera e sistemit të monitorimit elektronik të trafikut (EDS) ka filmuar momentin e përplasjes, duke dokumentuar ngjarjen tragjike.
Përplasja shkaktoi pasoja të rënda, me 11 viktima dhe 27 të plagosur. Pamjet e kamerave kanë regjistruar çastin e aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur zonën./k.m
🔴Manisa’daki feci kaza kamerada
📹 Manisa’nın Akhisar ilçesi yakınlarında tırla çarpışan tur otobüsünün karıştığı kazaya dair EDS kamera kaydı ortaya çıktı.
💥 11 kişinin hayatını kaybettiği, 27 kişinin yaralandığı feci trafik kazası anı kameraya yansıdı. https://t.co/6vZApGjatP
— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) October 11, 2026
