Last Updated on 13/10/2026 by EL
Protesta e thirrur nga studentët para Ministrisë së Arsimit po vijon, ndërsa situata paraqitet më e qetë në Rrugën e Durrësit, pasi efektivët ndërhynë pas tensioneve të krijuara në tubimin e sotëm. Në mesin e turmës, sot është parë i pranishëm në protestën studentore dhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Ka qenë Taulant Balla ai që ka nxjerrë foton e Jamarbër Malltezit, i cili duket në mesin e njerëzve në protestën e thirrur nga studentët që me zë të lartë kërkojnë ndryshim të klasës politike dhe mundësi për një arsim e jetesë më të mirë në Shqipëri.
“Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?! Kurrë mos kini dyshime. Pas çdo sulmi dhe dhune kundër institucioneve në këto 30 vite është Sali Berisha.”, shkruan Balla krahas fotos së publikuar pasditen e sotme./et
