Last Updated on 14/10/2026 by Monika
Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve dhe përplasjeve, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bombola shpërthyese në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët dhe protestuesit vijojnë qëndrimin në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë incidenteve, protestuesit u kanë vënë flakën një makine dhe një motori në afërsi të Piramidës.
Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar, ndërsa janë raportuar edhe dëmtime të bizneseve në zonë, ku u janë thyer xhamat.
Përplasjet dhe incidentet vijojnë në disa zona të kryeqytetit./mxh
