Last Updated on 15/10/2026 by Monika
Politologu Ermal Hasimja është shprehur se kryeministri Edi Rama do e përdorë elementin e dhunës në protestë.
I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, Hasimja ka deklaruar se zgjidhja e vetme që do të qetësonte situatën është vetëm dorëheqja e kryeministrit.
“Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, nuk mendoj se është aq e lehtë të anashkalohet me masa të tipit shkarkimi apo zëvendësimi i një ministri. Rama do t’i përdorë këto, është duke e vënë theksin te elementi i dhunës. Ajo që është zgjidhja dhe do ta qetësonte menjëherë situatën është dorëheqja. Kjo është e thjeshtë dhe nuk do të ishte rasti i parë, paçka se në Shqipëri apo jashtë, kur një kryeministër sheh që vendi rrezikon, për hir të paqes sociale mund të japë dorëheqjen, duke pasur parasysh se nuk janë 10-20 veta që po e kërkojnë këtë dhe jo 10-20 veta me lule”, tha Hasimja./Mxh
