Last Updated on 16/10/2026 by Anisa
Analisti Arben Meçe, i ftuar në “News Line” në ABC News komentoi protestën, e cila vijon prej katër ditësh në kryeqytet.
Ai tha se kjo që po shikojmë është një ndërthurje mes interesave politike të brendshme dhe influencave të huaja, ku këto të fundit sipas tij po synojnë destabilizimin e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, Meçe theksoi se partitë opozitare me në krye Sali Berishën janë të përfshirë në këto skena që qytetarët shikojnë në rrugët e Tiranë.
“Kemi të bëjmë me një luftë me elementë të kombinuar. Janë të gjitha prezente. Pak katër ditësh, qytetarët janë të qartë për atë se çfarë po ndodh. Kam qenë shumë i qartë brenda vendit janë flamingot, Qori, Shehu dhe Lapaj. Jemi brenda vendit me një aksion të mirëfilltë politik.
Në këtë lëvizje duhet të kuptojmë se kemi të bëjmë me një agresivitet me struktura jashtë vendit. Brenda turmës ishin diku rreth 50 goca, të cilat me simbolikën e tillë, ishin pjesë e komunitetit islamik dhe ishin pjesë e kësaj proteste .“Komuniteti islamik” është shumë agresiv në Shqipëri” tha ai.
Më tej ai tha se influencat e huaja synojnë destabilizmin total të Shqipërisë dhe kundërshtojnë hapur arritjet e vendit.
“Influencat e huaja synojnë destabilizimin e Shqipërisë. Nuk kemi të bëjmë me një lëvizje studentore, sepse është lëvizje tipike politike me synime të qarta. Interesat e grupimeve antishqiptare janë për një destabilizmin total të Shqipërisë dhe përsëritjen e 1997”, tha ai./ad
