Last Updated on 16/10/2026 by EL
Rikthimi i Jose Mourinhos në Romë nuk kaloi pa u vënë re. Përkundrazi iu bë jehonë në maksimum nga tifozët verdhekuq, në shenjë mirënjohjeje për 3 vitet që ai jetoi në kryeqytetin italian e sidomos për fitoren e Conference League në 2022.
Afeksioni i romanistëve për trajnerin portugez u pa edhe në ditët përpara ndeshjes me Realin e Madridit; fillimisht me një murales që u shfaq në rrugët e qytetit që shfaqte Special One pranë një fëmije që mbante Kupën dhe më pas me një parrullë të shpalosur te Colosseo. ‘Jose, mes plagëve dhe fitoreve na tregove një rrugë. të nderojmë Romën deri në çmendurinë e fundit’ dhe në fund ishte homazhi në Olimpico ku u dëgjuan kore dhe u shpalosën flamuj për të krijuar një atmosferë drithëruese
Një pritje kjo që padyshim nuk e la aspak indiferent trajnerin portugez. Jose Mourinho iu drejtua rrjeteve sociale dhe falenderoi tifozerinë romaniste. ‘Kur momentet më të bukura në një karrierë të gjatë nuk janë as goli e as fitoret, por emocionet për ta cilar mund të shpreh me përulësi mirënjohjen time. Faleminderit, Roma, faleminderit romanistë. Emocione dhe mirënjohje e përjetshme ndaj jush. Jose’-shkruante trajneri aktual i Realit të Madridit në postimin e tij./ET
