Papa Leo do të dalë këtë pasdite nga Poliklinika Katolike Agostino Gemelli në Romë, pas përmirësimit të vazhdueshëm të gjendjes së tij shëndetësore. Mjekët kanë vlerësuar se ai mund të rikthehet në Vatikan, ndërsa të dielën pritet të bekojë besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ati i Shenjtë iu nënshtrua një operacioni të quajtur lobektomi, gjatë të cilit iu hoq lobi i poshtëm i mushkërisë së djathtë, pasi ekzaminimet zbuluan një lezion që, sipas informacionit të publikuar, rezultoi kancerogjen.
Lobektomia është një ndërhyrje kirurgjikale që përdoret për trajtimin e kancerit të mushkërive. Gjatë saj hiqet i gjithë lobi ku ndodhet tumori, ndërsa analizat pas operacionit përcaktojnë nëse nevojitet trajtim i mëtejshëm.
Rezultatet e plota histologjike janë të rëndësishme për të përcaktuar llojin dhe fazën e sëmundjes, si dhe nëse ka nevojë për terapi shtesë. Rikuperimi pas ndërhyrjes varet nga gjendja e përgjithshme e pacientit dhe funksioni i mushkërive.
Për momentin, dalja nga spitali shënon një hap të rëndësishëm në rikuperimin e Papës, ndërsa gjendja e tij do të vijojë të ndiqet nga ekipi mjekësor./ad
