Last Updated on 17/10/2026 by EL
Aldo Lipe i njohur ndryshe për emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show” ka intervistuar sot nënë e djalit të ri që u bë viral dje në rrjete pas goditjes së fortë që i dha një efektiv i policisë.
I riu po qëndronte përballë Ministrisë së Arsimit me shpinë nga policët, ndërsa një nga uniformat blu vrapon me shpejtësi dhe me mbrojtësen e tij e rrëzon fort përtokë, rast që e pezulloi nga Policia e Shtetit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm.
Nëna e tij, që nuk jep detaje për emrin e të birit, thotë që djali i saj është i paguar pët të qenë në protestë. Ajo zbulon se jeton në Itali dhe e kanë ftuar të vijë në Shqipëri pikërisht për protestat e dhunshme.
Pjesë nga biseda:
Aldo: Djali jeton këtu në Shqipëri?
Nëna: Djali jetonte në Itali dhe për momentin është atje. Nuk është student.
Aldo: Një pyetje, si u gjend në protestë?
Nëna: Do të vërtetën? Djali im është i paguar për të dalë në protestë. Djali im është marrë nga dikush dhe është marrë në protestë. Im bir është paguar për të dalë në protestë nga ata që dalin dhe bëjnë videot virale.
Aldo: Domethënë ka marrë para djali, këtë po thua?
Nëna: Po!
Aldo: Po flasim besoj për të njëjtin person? Për atë djalin që rri para Ministrisë së Arsimit dhe goditet fort nga efektivi?
Nëna: Djali im është shumë mirë. Kam folur dje me të. Kam telefonuar policinë, kam telefonuar spitalet dhe nuk ishte askund. Pasdite vonë kam folur me të. Ishte në supermarket. Kam folur me djalin, ishte shumë mirë. Unë atë episod e kam parë live se po ndiqnim protestën. Po, po flasim për rastin që efektivi e përplas dhunshëm për tokë kur ai po rrinte para Ministrisë së Arsimit. Unë kam qenë shumë merak për tim bir dhe nuk ka qenë te Spitali i Traumës. Nuk është e vërtetë se jemi takuar me të tjerë siç flitet, pasi ne të gjithë jetojmë në Itali. Dhe nuk më pëlqen që të dalin dhe të flasin në emër tonin. Inicialet e tim biri nuk janë ato, janë të miat, M.S janë inicialet e mia./et
