Last Updated on 17/10/2026 by EL
Protestuesit i kanë vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë ndërsa pritet ndërhyrja e zjarrfikëses për të shuar flakët.
Mësohet gjithashtu se një automjet i parkuar aty pranë ka marrë flakë bashkë me koshat e mbeturinave.
Ndërkohë situata është tensionuar edhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit pasi është vënë re prezencë e RENEA-s rreth godinës së kryeministrisë.
Dhjetëra të rinj janë shoqëruar në komisariat nga policia ndërsa ka pasur edhe efektivë të plagosur.
