Last Updated on 17/10/2026 by EL
34 persona, mes tyre efektivë policie dhe protestues, janë paraqitur në spitalet e kryeqytetit pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së sotme.
Sipas përditësimit të fundit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 efektivë policie dhe 2 protestues, ndërsa në QSUT kanë marrë ndihmë mjekësore 1 polic dhe 2 protestues. Në total, gjatë ditës së sotme janë paraqitur në spital 21 efektivë policie dhe 13 protestues./et
