Last Updated on 17/10/2026 by EL
Agjencia për Media dhe Informim u ka bërë thirrje qytetarëve dhe protestuesve të mos pengojnë lëvizjen e ambulancave dhe të respektojnë punën e ekipeve të Urgjencës Mjekësore.
Përmes një mesazhi publik, Agjencia thekson se ambulancat dhe personeli mjekësor janë në shërbim të jetës së çdo qytetari dhe se bllokimi i tyre mund të rrezikojë personat që kanë nevojë për ndihmë urgjente.
“Pengimi i saj nuk është protestë! Është një veprim që rrezikon jetën e njerëzve që presin ndihmë urgjente”, thuhet në apelin e Agjencisë.
Ajo u bën thirrje protestuesve të respektojnë personelin shëndetësor dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave, duke theksuar se asnjë rrethanë apo situatë tensioni nuk justifikon pengimin e shërbimit të urgjencës.
“Respektoni bluzat e bardha! Hapni rrugën për ambulancat! Jeta e njeriut është mbi gjithçka!”, përfundon apeli./ET
