Last Updated on 17/10/2026 by EL
Protestuesit ishin ulur në hyrje të “Rrugës së Dibrës” e të tjerë po vidhnin disa prej bizneseve, kur forcat e policisë erdhën nga Rruga e Barrikadave. Në kryqzimin e këtyre rrugëve ka ende biznese të hapura, ndërsa flakadanë dhe 3 kosha mbeturinash po digjen.
Policia u është vënë pas protestuesve që janë shpërndarë nëpër qytet dhe në rrugica. Efektivët kanë edhe pushkë që gjuajnë fishekë gome, ndërsa protestuesit po sulmojnë me gurë. Autoritetet po përdorin edhe gaz lotsjellës./ET
