Last Updated on 17/10/2026 by EL
Gurë të shumtë janë mbledhur në një kamionçinë pas protestës së zhvilluar këtë të shtunë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ku janë përdorur nga protestuesit për të goditur efektivët e Policisë së Shtetit, gjatë përplasjeve.
Situata u tensionua gjatë tubimit, ku pati akte dhune dhe efektivë policie u vunë në rrezik nga hedhja e sendeve të forta dhe molotovëve./et
