Last Updated on 19/10/2026 by Monika
Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, duke komentuar reagimin e kryeministrit Rama sot ku premtoi 2500 euro për policët që përballen me studentët protestues, i cilësoi këtë veprim si të poshtër, sepse për 14 vite policët kanë patur rrogën 60 mijë lekë.
“Kur ka bërë një dëgjesë publike në gjithë këtë problematikë që ka patur? Kryeministri i vendit në prononcimin që bëri sot në mëngjes mori gurin. U dhunuan policët, por pse nuk përmendi studentët që u dhunuan.
U tha policëve që do tua bëj 2500 euro rrogë, kur për 14 vjet e kanë patur 600 mijë lekë rrogën.
Kjo është e poshtër. U jep shpërblim policëve pse dhunojnë studentëve.
Dënimin që ne bëjmë duhet ta bëjmë patjetër, por nuk duhet të jemi të njëanshëm.
Në Tiranë janë bërë dëme 5 për qind sa fatura e Beçetit të cilit do t’i paguajmë 150 milionë euro, për egon e vet.
Për 4 muaj u tall me “flamingon”.
Thanë që ka spiunë, por nuk ke asnjë asnjë të huaj të arrestuar. Kryeministri është i pabesueshëm për shkak të sjelljes së tij ndaj flamingove”- tha Gjinishi./mxh
